LDK dhe AAK reagojnë për arrestimin e policëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë reaguar në lidhje me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga forcat serbe. “Lidhja Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm rrëmbimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe, Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, të cilët po kryenin detyrën e tyre në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e shpëndarë për mediat nga LDK e cila kërkoi nga qeveria ndërmarrjen e hapave të duhura për lirimin e dy policëve të rrëmbyer dhe kthimin e tyre në Kosovë.


Akti është dënuar edhe nga LDK e cia nëpërmjet një komunikate tjetër për media, është shprehur tepër e shqetësuar nga neglizhenca e Qeverisë Thaçi "ndaj arrestimeve të qytetarëve të saj dhe veprimtarëve të devotshëm, që kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës". /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2012, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori