Kim thirrje të fortë SPAK: Hetoni krimet zgjedhore!

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri që do të mbahen ditën e dielë.

Yuri Kim i bën thirrje SPAK të hetojë mbi denoncimet zgjedhore duke deklaruar se duhen hetuar të gjithë personat që po blejnë, ndërhyjnë dhe pengojnë zgjedhjet e së dielës.

Yuri Kim: Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.

Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2021 15:28