LDK dënon aktin e heqjes së lapidarit në Presheve
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si të papranueshme aktin e qeverisë serbe për heqjen e lapidarit të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga sheshi i Preshevës.


“Ky akt është në vazhdën e veprimeve të njohura të regjimeve të Beogradit, kundër të cilave kanë luftuar dëshmorët shqiptarë të Kosovës Lindore, emrat e të cilëve janë skalitur në atë lapidar, të cilin Beogradi zyrtar sot e vodhi brutalisht. LDK-ja e vlerëson këtë akt si një mjet presioni ndaj shqiptarëve të mbetur në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndaj i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta shtojë kujdesin për qytetarët e atjeshëm shqiptarë, të cilët janë më të shtypurit dhe më të diskriminuarit në Evropë”, thuhet në reagimin e LDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori