LDK akuza ndaj qeverisë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për formim të sindikates politike në Post Telekomin e Kosovës me qëllim uljen e pagave dhe degradimin e koefiçientit për të punësuarit pa asnjë kriter.

Në një komunikatë të LDK-së, thuhet se praktika e politizimit të ndërmarrjeve publike po vazhdon edhe më tej nga Qeveria Thaçi.

"Themelimi i një sindikate të dytë në kuadër të PTK-së është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e qeverisë në organizimin sindikal në PTK. Përmes themelimit të kësaj sindikate nga disa individë, që janë të instrumentalizuar nga qeveria dhe Ministri Beqaj, po tentohet të mbytet zëri i punëtorëve në këtë ndërmarrje në kohën kur pritet të kryhet privatizimi i PTK-së. Kjo gjë është në kundërshtim me ligjet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së veprimit sindikal dhe mosndërhyrjes nga ana e qeverisë. Kjo praktikë e themelimit të sindikatës politike në PTK vjen pas punësimit të mbi 1,500 punëtorëve të rinj në PTK në dy vitet e fundit",-thuhet në reagimin e LDK-së, në të cilin thuhet se këtë vit, Qeveria Thaçi po kujdeset që të mos ketë reagime nga punëtorët në rast të privatizimit, prandaj ka themeluar edhe një sindikatë tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori