LDK-AAK-NISMA: Të ndalet keqqeverisja
Pëlqej
Blloku LDK-AAK-NISMA konsideron se vakumi institucional që është prezent në institucionet e Kosovës për këtu e shumë kohë, po dëmton vetë institucionet e Kosovës.

“Praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të kësaj qeverie. Kërkojmë me ngulm që të ndalen këto praktika. Dërgimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja dhe dëshira që përmes kësaj gjykate e jo shumicës parlamentare të sigurohet pushteti, është edhe një dëshmi se sa e papërgjegjshme është qeveria në ikje", thuhet në një komunikatë të koalicionit.

Sipas koalicionit LDK-AAK-NISMA, në Kosovë punët nga zyrtarët nuk kryhen me përgjegjshmëri, por më së shumti dhe njerëzit e zgjedhur janë partiakë.

Blloku thotë se ndalja e keqqeverisjes dhe ndërrimi i pushtetit ka qenë gjithnjë një sfidë për qytetarët e Republikës së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori