LDK-AAK-Nisma, takim për të harmonizuar programin qeverisës
I mandatuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hotin, ka pritur sot në takim partitë me të cilën synon të qeverisë, AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate.

Ky takim është mbajtur me qëllim të harmonizimit të programit qeverisës, pas nënshkrimit të koalicionit në mes të tri partive.

Në takim nga AAK kanë marrë pjesë Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi dhe Selim Selimi.

Nga Nisma Socialdemokrate i pranishëm ka qenë Endrit Shala, Skënder Reçica dhe Vesel Krasniqi.

Këto tri parti tashmë kanë arritur marrëveshje të koalicionit, mirëpo, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të dekretit deri me 29 maj, thirrja e seancës mund të bëhet vetëm pasi që të vendos Kushtetuesja.
Shtuar më 04/05/2020, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori