Lidershipi dhe strukturat e Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) nga Kaçaniku, mbështesin kandidaturën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Kaçanikut,
Tahir Çaka.
“Mbështetja e kandidaturës së z.
Tahir Çaka vjen si rezultat i bisedimeve dhe koordinimit të strukturave të të dy subjekteve
politike në nivelin qendror. Mbështetja nga dega e LDD-së në Kaçanik ka ardhur në vazhdën e mbështetjeve të gjera që kandidati i AAK-së, z.
Tahir Çaka, i ka marrë në këto ditë, nga personalitete, individë, qytetarë e struktura të shumta
politike e jopolitike në Kaçanik”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga AAK. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012,
ora 13:52