LDD-ja mund të mbesë jashtë zgjedhjeve
Duke qenë se Lidhja Demokratike e Dardanisë që drejtohet nga Nexhat Daci nuk ka paguar akoma borxhin që i detyrohet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, partia e Ramush Haradinajt rrezikon që të jetë e vetme në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Partia e Dacit i ka një borxh prej 9 mijë e 200 euro PZAP-së dhe nuk mund të certifikohet në KQZ për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhje, shkruan Tribuna.

Sipas drejtoreshës për certifikimin e partive politike në KQZ, Miradije Mavriqi në çdo subjekt politik nuk do të merret parasysh asnjë kërkesë e asnjë subjekti politik nuk do të merren parasysh, nëse nuk i kanë shlyer borxhet ndaj PZAP-së. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori