LB: Bisedimet teknike do kenë pasoja
Fillimi i “bisedimeve teknike” mes Kosovës dhe Serbisë është një lajm shumë i keq për Kosovën. Kështu thuhet në një deklaratë për media të Lëvizjes për Bashkim (LB).

"Këto bisedime teknike do të kenë pasoja të pashmangshme politike për qytetarët e Kosovës, për pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën dhe për mbarë popullin shqiptar".

“Këto “bisedime teknike”, të filluara edhe pa konsensusin minimal të forcave politike në vend, do të kenë pasoja edhe në zhvillimin e demokracisë edhe ashtu të brishtë në Kosovë. Tejkalimi i Kuvendit të Kosovës kur ai është në procedurë të miratimit të rezolutës për këto bisedime e zhvlerëson tërësisht Kuvendin e Kosovës”.

Këto “bisedime teknike” do të kenë pasoja të rënda edhe në klimën e përgjithshme edhe ashtu të tensionuar në mes të qytetarëve të Kosovës. Kjo përbën rrezik të madh për gjendjen e sigurisë në vend. Lëvizja për Bashkim shprehet edhe një herë kundër këtyre bisedimeve të filluara në mes të Kosovës dhe Serbisë” thuhet më tej. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori