EMRI/ Dhunoi vëllain, arrestohet 49-vjeçari në Tepelenë

Një 49-vjeçar i identifikuar si Qerim Çunaj në Tepelenë është arrestuar pasi ka ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit Helidon Çunaj, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.06.2021 09:33