Latif Gashi: Ja pse nuk pranova të jem kandidat për deputet në listën e PDK-së
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Anëtari i PDK-së, Latif Gashi ka konfirmuar se nuk do të kandidohet për deputet nga radhët e kësaj partie për shkak të aktvendimit nga Gjykata e Apelit.

Gashi ka thënë se ka vendosur ta respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit edhe pse pretendon se ai vendim ka qenë i padrejtë.

“Po unë kam hequr dorë nga posti i kandidatit për deputet. Me siguri e dini se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit mandatin që shkojë, pas aktvendimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të cilin e kam respektuar”, ka thënë Gashi për lajmi.net.

Ai gjithashtu e ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe pjesë e shtabit zgjedhor.

“E kam respektuar vendimin pasi 3 vite pas shpallje së aktvendimit Kushtetua e ndalin aktivitetin. Por do të jem anëtar i kryesisë dhe pjesë e shtabit zgjedhor, dhe do të kontribuojë dhe ftojë të gjithë qytetarët ta votojnë PDK-në”, ka deklaruar Latif Gashi.

Latif Gashi ka qenë i dënuar për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civile nga Gjykata. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori