Dy deputetët Muhamet
Mustafa nga
Grupi i Ekspertëve
E-15 dhe Amir Ahmeti nga Partia e Drejtësisë, të cilët ishin pjesë e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, kanë vendosur të largohen, duke e lënë këtë grup me vetëm 6 deputetë.
Muhamet
Mustafa nga
Grupi i Ekspertëve
E-15 pranon se largimi i tij nga koalicioni qeverisës lidhet me procesin e privatizimit. Ai tha për Radio Kosovën se privatizimi është një çështje shumë e rëndësishme, që e ndanë atë nga mënyra e veprimit të Qeverisë.
“Nuk do të jem kundër qeverisë si zakonisht opozita, por nëse
qeveria bien në shqyrtim çështjet të cilat janë në vijën e programit tonë unë nuk kam arsye që t’i kundërshtoj, veç pse i bien
Qeveria, por nëse
Qeveria vazhdon të punojë në këtë mënyrë me privatizimin edhe me një qëndrim të tillë ndaj Kuvendit, natyrisht se unë do t’i bëjë opozitë shumë të fortë”, tha ai.
Mustafa tha se si deputet i vetëm i Grupit të Ekspertëve
E-15 do të veprojë si i pavarur në opozitë, por ai nuk e përjashton mundësinë e formimit të një
grupi të ri parlamentar. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2012,
ora 15:37