Largimi i EULEX, PDK nuk gjen mbështetje
Kanë dështuar përpjekjet e Partisë Demokratike për të përshpejtuar procedurat e bartjes së kompetencave të EULEX-it tek institucionet vendore pas hartimit të strategjisë nga ana e Qeverisë. Për këtë çështje në Komisionin për Legjislacionet është zhvilluar, siç shkruan "Tribuna" edhe një debar i ashpër, pasi deputeti i PDK-së, Behar Selimi, kërkoi që të futet në rend dite edhe strategjia për bartjen e kompetencave. Ai tha se kjo çështje duhet të diskutohet në seancë. Kërkesën e tij, Selimi e ka bazuar edhe në afatet e rezolutës së miratuar në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori