Largimi i EULEX-it në dëm të serbëve
Tërheqja e misionit të EULEX-it nga Kosova nuk do të ishte i mirë për serbët që jetojnë këtu, edhe pse “EULEX ka kërcyer nga kornizat e mandatit që ka”. Kështu ka dëklaruar drejtori i Zyrës për bashkëpunim me media në Qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajloviq.

Nëse largohen misionet ndërkombëtare serbët, do të mbesin nën mëshirën dhe pamëshirën e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa nga të cilët janë në Qeverinë e Hashim Thaçit, ka thënë më taj Mihajloviq.

“Kosova për Beogradin është protektorat i OKB-së dhe të gjitha misionet që atje veprojnë, si ushtarake ashtu edhe civile, duhet të kenë autorizimet e OKB-së”, ka thënë ai për “Politika”.

“Në disa raste ato nuk janë neutrale në aspektin e statusit, por ne duhet të bëjmë presion që të jenë neutrale dhe shpresojmë se do t’ia dalim”. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori