Flet babai i vajzës së përdhunuar nga roja i shkollës: S’dal dot jashtë, do e vras vetë!

Babai i 15-vjeçares që u përdhunua nga roja i shkollës ka kërkuar drejtësi.

Në një prononcim për mediat ai ka thënë se nëse shteti nuk merr masa, atëherë do detyrohet të bëjë vetëgjyqësi.

“I jepte karamele, 100 lekëshe, i thashë o babë mos të ka ngacmuar. Jo tha. Këtu ishte nusja e vetë dhe djali.Katër vjet kjo punë.

Më pas në gjimnaz më thotë njëri para 6 muajsh shiko telefonin, roja Abaz Doku ka shkuar me fëmijë tat.Çfarë thua i thashë?! E pyeta vajzën: E vërtetë është kjo punë?

Po tha, ka tre vjet që ai ka pasur një biçak dhe një tub gome dhe i bënte presion mos i thuaj gjë babait, mamit dhe vëllait.

Ata pinin kafe atje me djalin tim, shoqëri me hile. Me e pa telefonin, ishalla i ka zbardhur policia, ato foto që ka bërë ai maniaku 65-vjeçar i dënon fëmija i vet, jo unë si prind. Po ka shtet dhe e lanë gjallë, unë atë do ta vras.

Jam unë i pari që u bërë sebep dhe e denoncova. Shteti të më gjejë një hyrje dhe të largohem nga Babrroi se më iku fytyra, më doli boja. Po ka mundësi shteti të më ndërrojë shtëpinë. Unë nesër do të iki në lumë, ku të shkoj?

Nuk kam fytyrë me dalë më jashtë! Të hapë vajzat këtu te shkolla më turp nuk ka, atë duhet me e kalb në burg”, ka thënë i ati i vajzës.


Shtuar 1.06.2020 14:12