Lajm i mirë për nxënësit kosovarë, në këto data mbahen olimpiadat e rëndësishme (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një situatë e pazakontë është krijuar në arsimin e Kosovës.Sektori publik është futur në grevë dhe për më shumë se një javë nuk mbahet mësim ndërsa sektori privat ka nisur mësimin sipas rregullores të ministrisë.

Edhe pse kaluan 9 ditë sindikata e pavarur e arsimit SBASHK u shpreh gjatë ditës së sotme se greva vazhdon ndërsa pak ditë më parë hodhën poshte edhe rritjen e rrogave nga ana e qeverisë.

Kurse shkollat private janë të detyruara me ligj për të vazhduar procesin mësimor sipas ligjeve të Kosovës. Drejtori për Cilësinë e Arsimit në shkollat private Mehmet Akif dhe ISP, Nazmi Ulus nuk ka komentuar situatën në fjalë por ka uruar që të gjendet sa më shumejt një zgjidhje e kënaqëshme për të gjitha palët.

Ai u shpreh se mësimi po vazhdon në shkollat Mehmet Akif dhe ISP sipas rregullores së ministrisë dhe ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit e Kosovës. Nazmi Ulus ka paralajmëruar mbajtjen e dy olimpadave kombëtare në të cilën nxënësit më të mirë do të fitojnë edhe bursë.

"Në datën 23 shkurt do të mbahet olimpiada e Kimisë ndërsa në datën 2 mars do të mbahet olimpiada e gjuhës angleze. Olimpiadat do të zhvillohen në të gjitha qytetet e Kosovës dhe nxënësve mv të mirë do t'u jepet mundësia për bursë" tha Ulus.

Ai ka shtuar se tashmë kanë filluar edhe aktivitetet për mësuesit dhe në datën 19 janar u mbajt një seminar që sipas tij kaloi shkëlqyeshëm.

"Me filozofinë, gjithë jetën për të mësuar i japim rëndësi zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësuesëve", tha ai.

Tashmë është bërë traditë organizimi i olimpiadave nga Mehmet Akif dhe pjesmarrja e nxënvsëve të tyre në ato kombëtare dhe ndërkombëtare, si në shtetet: SHBA, Kanada, Gjermani, Hong-Kong etj.
Shtuar më 24/01/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori