Zgjedhjet lokale/ Kryesia e Partisë Socialiste mblidhet në selinë rozë

 

Mbrëmjen e sotme Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet në selinë rozë rreth orës 19:00.

Mësohet se kryefjala e kësaj mbledhje do të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Fokusi do të jetë organizimi i PS-së në bashki dhe në degët e saj në rrethe dhe në komunat e vendit, sa i përket fuqizimit të strukturave të kësaj force politike në funksion të zgjedhjeve./albeu.com