Lajçi: Shumë pranë marrëveshjes me Maqedoninë
Zyrtarë të kabinetit të zv/kryeministrit Hajredin Kuçi kanë bërë të ditur se Kuçi gjatë gjithë ditës ka qënë i angazhuar me problemin e kufirit me Maqedoninë.

Puna dhe vëmendja e kësaj dite nuk shkoi aspak për keq pasi, siç njofton këshilltari i Kuçit, Driton Lajçi nuk është arritur një marrëveshje klasike po ka pajtueshmëri që të kthehet gjendja e mëparshme, shkruan Express.

Madje është arritur që Maqedonia të heqë taksat për produktet dhe për qytetarët e Kosovës.

"Marrëveshje klasike nuk ka. Po marrëveshje që të kthehet në pikën zero siç ka qenë para bllokadës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë gjatë ditës pritet që të dyja qeveritë të dalin me deklarata zyrtare nga kabinetet e Kryeministrave"- ka thënë Lajçi.

“Nuk ka një marrëveshje në kuptimin klasik, por është arritur pajtimi për taksën prej dy eurosh, fillimisht, e shumë shpejt do të hiqen të gjitha masat që Maqedonia i ka vendosur Kosovës. Normalisht, edhe Kosova do të reagojë menjëherë për masat e veta”, ka konfirmuar Lajçi./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori