Lajçak mbërrin në Kosovë, takohet edhe me Albin Kurtin
I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë për një vizitë në Kosovë, ndërsa do të takohet me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

Lajçak në vizitën e tij tri ditore do të takohet edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Takimi Lajçak-Kurti do të zhvillohet në ditën e dytë të vizitës.

Kujtojmë, se sa ishte në detyrë të kryeministrit Albin Kurti, kishte një letër shkëmbim me Miroslav Lajçakun, për procesin e dialogut
Shtuar më 13/10/2020, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori