Labinota Demi: Shamia, pjesë e kulturës e vendit tim
Pëlqej
Deputetja e vetme femër që mban shami në historinë politike të Kosovës, Labinotë Demi i është kundërpërgjigjur Alma Lames, e cila shpesh e ka akuzuar Partinë e Drejtësisë se "anëtarët dhe deputetët e saj janë arabë".

Demi ka shkruar se e drejta e shamisë për gratë është një e drejtë e sanksionuar ndërkombëtarisht.

Ajo shtoi se aq më tepër është kulturë edhe e vendit dhe e popullit shqiptar.

"Duke u nisur nga fakti se Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndërmjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mos vendime të detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndërmjet shoqërive, si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve (citat), unë si pjesë e kësaj shoqërie e zgjedhur nga populli im, përfaqësoj pikërisht idenë dhe kulturën e popullit tim, e që sipas koleges Znj. Alma Lama, votuesit e mi qenkan Arabë vetëm pse kërkojnë të drejtën e mbulesës, atë që kërkuan edhe iluministet tanë dikur, dhe atë që sot është e garantuar me ligj ndërkombëtar (Evropian)", ka shkruar ajo.

Ndërsa, më tej thotë se e nderuara Alma Lama ka apostrofuar gabimisht politikën e PD-së, duke shkelur dhe të drejtat që sanksionohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori