Labinot Tahirin nuk e lënë të hyjë në Maqedoni (FOTO LAJM)

Këngëtarit Labinot Tahiri i ëhstë ndaluar hyrja në Maqedoni.

Në fotografitë më sipër janë edhe dokumentat që tregojnë ndalimin e Tahirit në kufi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 19.46 minuta në vendkalimin “Bllacë”.

Ja çfarë shkruan Labinot Tahiri në profilin e tij

Vllezër e motra publiku im në Maqedoni! Unë asnjeherê nuk kam pasur ndalesê sa i përket ardhjes sime në Maqedoni! Sonte kam pasur një mbremje në Shkup, por u ndalova që të hyjë mbrenda kufirit, me vjen keq shum! Unë këtë ndalesë e kam deri në korrik të 2015!

Unë këtë ndalesë e kam për pjesmarrjen time që isha me datën 04.07.2014 në PROTESTË PER RASTIN MONSTRA!

Ne atë kohë isha vetem perkrahës i vllezerve tanë në mënyrë paqësore, por tani e kam të ndaluar!

Qofshim te bashkuar gjithmon ne shqiptarët!

Me mallë Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë! 16.07.2015./albeu.com/



Shtuar më 16/01/2015, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori