Labinot Tahiri shpall kandidaturën për kryetar të Ferizajt
Labinot Tahiri
Këngëtari dhe anëtari i AKR-së, Labinot Tahiri, ka shpallur sot kandidaturën për kryetar të komunës së Ferizajt.

Lajmin e ka bërë vet Tahiri, i cili me anë të një postimi në "Facebook", ka shkruar:

"Përshendetje të gjithëve!

Sot dita re nafaka e re qē thot populli

Sot është një ditë pa të cilen nuk mund të vazhdoj ne realizimin e asaj e cila më trondit në gjoksin tim, rruga më e veshtirë për të cilen dua që ta bêj qytetarin tim të ndjehet krenarë me qytetin e tij.

Sot, ku nê rast se do ta fitoj titullin si Kryetarë i Degës së Akr-së ne Ferizaj, pa dyshim se do garoj me potencialin me të madh në zgjedhjet e ardhshme vetëm e vetëm duke i ndihmuar qytetarit dhe vendit tim nëpërmjet përgjegjesive më të mdha.

Kuvendi në Ferizaj , sot 14 shkurti ora 16:00
Teatri Adriana Avdullahu.

Na priftë e mbara!"
Shtuar më 14/02/2017, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori