Labinot Tahiri me mesazh për fansat: Jetoni çdo herë me shpresë, mos të qëndrojmë vetëm duke u ankuar
Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, vazhdon të jetë personazh shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai në llogarinë personale, Instagram, tashmë ka mbledhur 155 mijë fansa, derisa vazhdimisht ndan postime të ndryshme.

Kësaj radhe, 40 vjeçari ka ndarë një fotografi nga palestra dhe ka motivuar ndjekësit me shkrimin e bërë.

Ky është postimi i plotë i Tahirit (pa ndërhyrje):

“Mirëmëngjesi. Mrekullitë që t’i qon Zoti, njeriu nuk mund t’i imagjinoj për ne. Ka vetëm një kohë në jetë, në fakt ka shumë kohë, por ajo që do të vijë si mrekulli është kur ke durimin deri sa ishe në kohëra kur përjeton njeriu padrejtësi.

Jetoni çdo herë me shpresë, mos të jetojmë e të qëndrojmë në këmbë, vetëm duke u ankuar, sepse ka ditë të shtrenjta ku Zoti me njerëz të mirë për ju i ka rezervuar.

Labi – FKSH”.

Në ndërkohë, artisti edhe këtë kohë ka qenë i angazhuar me aktivitete të ndryshme humanitare, duke ndihmuar njerëz e fëmijë në nevojë.

Shtuar më 09/09/2020, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori