Xavi emëroi tre nga sulmuesit më të mirë në botë sot

Trajneri i Barcelonës, Xavi, e quajti Robert Lewandowski, Erling Haaland dhe Karim Benzema si sulmuesit më të mirë në botë sot. Barça nënshkroi Lewandowski nga Bayern këtë verë për 50 milionë euro. 34-vjeçari dëshmoi se mosha është vetëm një numër duke shënuar 8 gola në pesë ndeshje për klubin e tij të ri.

Në fund të ndeshjes në Camp Nou, ndaj Plzen ku polaku realizoi hat-trick Xavi tha se e konsideronte Robertin një nga më të mirët në botë.

“Robert jo vetëm që shënon, por edhe e bën ekipin të luajë, ai e kupton se kur duhet të shënojë, ai na jep shumë opsione në sulm, ai e lexon lojën në mënyrë perfekte dhe komunikon me shokët e skuadrës. Sulmuesi më i mirë deri më tani? Ky është padyshim Lewandowski, si dhe Benzema dhe Haaland”, citohet Xavi nga The Mirror.

Karim Benzema dhe Erling Haaland hynë me meritë në top 3 të Xavi. Sulmuesi madrilen është favorit për Topin e Artë, duke shënuar 44 gola në 45 ndeshje sezonin e kaluar.

Haaland vazhdon të shënojë pasi u transferua nga Borussia Dortmund te Man City këtë verë, pasi ka shënuar tashmë 12 gola dhe një asistim në tetë paraqitje me Man City. /albeu.com/