Labinot Hashani, kandidat i VV-së në Kastriotit
Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot mbajti konferencë për media, më ç’rast shpalli edhe fituesin e zgjedhjevebrendshme për kandidat për Kryetar të Komunës së Kastriotit.

Ditën e premte, më 30 gusht, anëtarët e të gjitha pikave të Lëvizjes në Kastriot kanë votuar për të zgjedhur kandidatin për kryetar komune, sipas parimit një anëtar një votë. Gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi. Rezultatet paraprake janë shpallur qysh ditën e shtunë.

“Pas pritjes 24 orëshe, pranë Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës nuk është paraqitur asnjë ankesë. Andaj, ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lirë dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme, të shprehur në statutin dhe rregulloren për zgjedhjet e brendshme në VETËVENDOSJE!. Sot, shpallim fitues të këtyre zgjedhjeve për kandidat për Kryetar të Komunës së Kastriotit, Labinot Hashani, i cili ka fituar 99% të votave”, tha Mirlinda Kozmaqi nga Komisioni Zgjedhor ad hoc i Qendrës.

Kandidati Labinot Hashani para të pranishmëve falënderoi aktivistët e Qendrës së Kastriotit për besimin që i kanë dhënë. Ai tha se Komuna e Kastriotit është komuna më industriale nga të gjitha komunat tjera, por kjo nuk e ka zgjidhur problemet e papunësisë. “Niveli i papunësisë në këtë komunë është 47%, që është përqindje alarmuese, duke pas parasysh potencialin industrial që ka komuna me prodhuesin dhe punëdhënësin më të madh në vend. 75 % e territorit të banueshëm të komunës sonë gjendet mbi mihjen sipërfaqësore ‘’Mihja e Re ‘’, por as qeveria lokale e as ajo qendrore nuk bënë as edhe një plan mbi zhvendosjen apo rialokimin e këtyre banorëve”, tha Hashani.

Ai ndër të tjera shtoi se Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka Alternativën Qeverisëse, e cila do të përkthehet në alternativë për Komunën e Kastriotit, e përmes së cilës parashihet zhvillimi, rritja e punësimit dhe e mirëqenies qytetare. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori