Labi tani kujtohet të heqë firmën për Specialen, thotë se nuk është vegël
pse kishte thënë se nuk është pishman që ka nënshkruar për shfuqizimin e Speciales, deputeti Labinot Tahiri, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nga kryesia e partisë së Behgjet Pacollit, sot ka tërhequr nënshkrimin e tij nga lista që ka nënshkruar për plotësim ndryshimin e ligjit për Dhomën e Specializuar dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pasi kishin nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shumë deputetë dolën me deklarata se “kinse nuk ditën çka kanë nënshkruar”.

Por, deputetit Labinot Tahiri, pati thënë se qëndron prapa nënshkrimit të tij dhe nuk është i atillë që “e hedhë gurin dhe e fshehë dorën”.

E megjithatë, ai tani ka tërhequr nënshkrimin e tij.

Postimi i Tahirit në Facebook:

E TËRHEQA NËNSHKRIMIN!!
E rëndësishme dhe e duhur për popullatën e shqetësuar! Qytetarë të dashur, sot, e kam tërhequr nënshkrimin tim, të cilin e dhashë para një muaji për ndryshimin e dhomave të specializuara.
Duke pasur parasysh se shumë akterë politikë po luajnë me ndjenja të popullatës, unë nuk jam njëri ndër t’a. Kam nënshkruar me loqkën e zemrës për ata mijëra luftëtarë duke menduar se është një gjë e mirë për të cilën e çmova luftën për Liri, të cilën do ta çmoj përjetësisht.
Pa dyshim se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën. Unë nuk bëj pjesë në kalkulimet politike, nuk jam kalkulant.
Nuk jam vegël e asnjërit lider politik apo person i cili bën kalkulime personale për t'ia lënë patatet e nxehta në duar tjetërkujt, gjë që i bie se kërkesa ( iniciativa) ka mbetur në dorën e deputetëve, e cila nuk është në dorën e Deputetëve.
I’u lajmëroj publikisht ambasadorëve të shteteve mike, siç janë:
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Z . Greg Delawie.
Ambasadori i Britanisë,
Z . Ruairi O ‘Connell.
Ambasadorit të Gjermanisë
Z. Christian Heldt.
Zonjën Apostolova dhe zyrën e BE-së në Kosovë, se unë Labinot Tahiri, tërheq nënshkrimin tim si deputet nga ajo iniciativë me skenare të ndryshme, e cila akoma është (AKTIVE).
As nuk kam qenë votues i Gjykatës Speciale’ dhe as nuk dua të jem pjesë e diçkaje që nuk mund të qohet përpara!
Do të vazhdoj me sakrificat e mia për popullatën dhe vendin tim në forma të ndryshme.
Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.


Shtuar më 05/02/2018, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori