Rrëzohet nga pema, humb jetën i moshuari në Leskovik

Një 70-vjecar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Leskovik, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga pema.

“Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thanë burime zyrtare të policisë