Labi ka një mesazh për ata që nuk i hapin më telefonin
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se disa prej bashkëpunëtorëve politikë, të cilët nuk i përmend me emër, nuk po i lajmërohen e madje po e fyejnë mbrapa shpinës.

“Nuk e di a ndodh edhe me ju të dashur miq?!

Ata që ma kishin nevojën deri dje, më thërrisnin e më shkruanin për ditë…, kjo vlen për disa nga bashkëpunëtorët politikë. Sot po ndodhë kundërta, as sms-të nuk i kthejnë, apo edhe as telin nuk ta hapin…! Çudi ë….! A thua, a do të kisha vepruar kështu ndonjëherë me bashkëpunëtorët politikë?!

Si ka qenë ajo fjala popullore? Për një lakënor, 500 pite me t’i humb a si ishte?!

Mirë! Nesër, nëse këta bashkëpunëtorë nuk do ta kanë mundësinë që të qasen me mua në telefon apo takime, mos të më shajnë mbrapa shpinës, por le t’i kujtojnë veprimet që i bëjnë me paramendim.

Unë personalisht, ia çmoj mundin, kohën, kushtimin e kohës ndaj meje, kujdesin e të gjitha çdo njërit, ata të cilët japin mundin për mua. Edhe telefonin ua hapi, edhe sms-të ua kthej?! Të njëjtën duhet ta bëjnë për mua, nuk është dashur ta bëjnë vetëm në kohën kur iu duhem apo kur iu desha unë…!

Le ta di mirë secili, se nuk jam vetëm një numër në jetë apo në rrethin e shoqërisë, unë posedoj më shumë vlera se sa numrat që i shohin njerëzit në tabelën e shumëzimit. Për mua ka rëndësi mirënjohja. Kurrë nuk do vjen në shprehje për mua paraja apo dhurata para njerëzisë.

Për këtë do t’ua tregojë koha dhe ua jap besën e Zotit, se do të keni nevojë për mua derisa të vdes. Jo larg, por shumë shpejt” (sic.), ka shkruar ai në Facebook. /albeu.com/



Shtuar më 02/09/2017, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori