Labi, Adelina Berisha dhe Demaku kanë qenë "pacientë" të Burdushit
Janë figura me ndikim të madh në vend, por fuqia që kanë nuk po i ndihmon t’i zgjidhin problemet. Hallet e dertet i kanë detyruar që t’i drejtohen edhe Burdushit.

Në mesin e shumë figurave publike që figurojnë në listat e Burdushit, të cilat i sekuestroi Prokuroria të premten, përmenden edhe emri i Labinot Tahirit, Adelina Berishës e Daut Demakut.

Por, që të tre këta e mohojnë që një gjë të tillë. Disa duke qeshur, e të tjerë me shqetësim.

Deputeti Labinot Tahiri ka thënë se ai nuk e mbanë mend nëse ndonjë familjar i tij ka shkuar ndonjëherë te Burdushi.

Ndërsa, sa i përket deklarimeve të Burdushit se në shenjë falënderimi që i ka zgjidhur problemin, ka kënduar pa pagesë në dasmën e djalit të tij, Labi e ka mohuar një gjë të tillë.

“Spo e di. Nuk e mbaj mend. Kjo që po dëgjoj është absurd. Jo, unë kam marrë pare në dasëm të djalit të Burdushit. Punë për mu është sa jam pagu.”- ka thënë Tahiri për Express.

Edhe këngëtarja Adelina Berisha, e ka mohuar një gjë të tillë. Ajo thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Jo, nuk ka shanca. Dikush e ka ndoshta zanin si temin, po unë nuk ka shancë. Ju mundeni me i ba problem veti me publiku, por nuk ka shancë. Unë jam fytyrë publike, tash njerëzit folin, por nuk është e vërtetë”, ka thënë Berisha për Express.

Sikurse këta të dy, është përgjigjur edhe shkrimtari Daut Demaku. Madje, Demaku thotë se e di gjithë historinë e kësaj pune, por siç deklaron ai “publikimi i saj nuk i bën nder askujt”.

“…është e pavërtetë e madhe. Mos shko më tutje, tejkaloje. E di historinë e asaj pune, po nuk i bënë nder publikimi i saj as ju as mu. Mos të shkojmë më tutje”, është shprehur Demaku duke qeshur.



Shtuar më 19/11/2018, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori