Ky shqiptar i Kosovës na nderoi në Britaninë e Madhe
Behar Fazliu ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci.

“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai.


Shtuar më 05/10/2017, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori