Ky është zv.ministri i Kosovës i vrarë nga orteku në Brezovicë

Personi që ka vdekur nga orteku në Brezovicë mësohet se është zv.ministri Arian Daci, djali i Nexhat Dacit.

Ai u zu nga orteku teksa po bënte ski bashkë me një shokun e tij në Brezovicë.

Lajmin për vdekje e tij e ka konfirmuar Rifat Bytyqi, pjesë e Njësitit të Shpëtimit në këtë Qendër Turistike.

“Po, mund t’ju konfirmojmë se ka ndodhur orteku dhe ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes. E kemi nxjerr trupin e pajetë, ndonëse jemi munduar të japim ndihmën tonë maksimale. Ai nuk ka dhënë shenjta jete”, ka thënë ai.

Familja Daci ka një vilë në Brezovicë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori