Ky është vendimi i gjykatës për Milaim Zekën
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka jep detaje në lidhje me vendimin për arrestin shtëpiak ndaj deputetit Milaim Zeka, duke thënë se atij tashmë i është konfiskuar pasaporta.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Themelore njofton se kjo masë do të zgjas nga data 16 tetor deri më 16 nëntor 2017.

“Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktiminin e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së, sot ka mbajtur seancën dëgjimore me ç' rast kundër të pandehurit M. Z është caktuar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 16.10.2017 deri me datë 16.11.2017. Të pandehurit M. Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit - pasaporta. Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Shtuar më 17/10/2017, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori