Ky është serbi i dyshuar për vrasjen e Enver Zymberit
Pëlqej
Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka ngritur tre akuza të rënda për Radomir Kasaloviç, një serb, shtetas i Kosovës.

Mbi Kasaloviç është ngritur akuza për vrasje të rëndë me dashje, tentativë për vrasje të rëndë, posedim armësh të paligjshme dhe pengim i personave zyrtarë të kryejnë detyrën e tyre.

Akuza për vrasje ka të bëjë me vrasjen e policit shqiptar të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi më datë 26 korrik 2011-të.

Policia ka ndërmarrë një aksion për ta arrestuar serbin, por ai nuk është ndodhur në vendin ku banon. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori