Publikohet trailer-i i La Casa De Papel (VIDEO)

Po vjen fundi. Sezoni i fundit i La Casa De Papel vjen në 3 Dhejtor.

Në trailerin e publikuar në YouTube nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia. Vlen të përmendet se sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali i ka dy pjesë.

Pjesa e parë është publikuar më 3 shtator 2021, teksa pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor.

Sezoni i fundit përbëhet nga dy vëllime, i pari – me pesë episode – u publikua më herët. Ashtu si u bë e ditur, adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi “Netflix” më herët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by La Casa de Papel (@lacasadepapel)

Sezoni i fundit nisi me bandën që mbyllet brenda Bankës së Spanjës për mbi 100 orë. Profesori i kapur nga Sierra nuk mund të arratiset, sepse nuk ka asnjë plan dhe grabitja merr një tjetër kthesë ndërsa banda përballet me Ushtrinë.


Shtuar 14.10.2021 10:19