Ky është qeni shqiptar Detlar Ilir, është ndryshe nga ai që mori Putin (FOTO LAJM)

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se qeni shumë i përfolur në media këto ditë ‘detlar ilir’ është i mbrojtur me ligj.

Në një njoftim me shkrim në faqen e këtij agjencioni, thuhet se vënia në mbrojtje ka ndodhur në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone.

Një qen i llojit të tillë u tha së Vuçiq ia dhuroi Putinit, mirëpo, sipas kultivuesit të qenve Saud Kajtazi “Sharrpllaninci” siç quhet në serbisht dhe ‘deltari ilir’ nuk janë të njëjtë.

Qeni që presidenti rus Vladimir Putin e mori si dhuratë nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq dhe ‘deltari ilir’ nuk janë të një race ani se ngjasojnë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Pas zhvillimeve të fundit kur debati për racën autokton te Deltarit Ilir i njohur edhe si Qeni i Sharrit, është vënë në vëmendje mediale dhe interesimi për statusin e tij është shtuar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton opinionin e gjerë që kjo racë është e mbrojtur me ligj.

Vënia në mbrojtje ka ndodhur qysh në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone. Atë kohe me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës i cili vepron në kuadër të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,jane hartuar edhe dy vendime për mbrojtjen e llojeve autoktone të zbutura të faunës.

Përmes këtyre dy vendimeve të ndara, janë marrë në mbrojtje: Raca e Qenit Deltari Ilir, lloji vendor i zbutur dhe Raca e Gjelit Kosovar Këndimgjatë, lloj vendor i zbutur. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve ishte mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes.

Gjithashtu përmes këtyre vendim synohej që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera. Sipas këtyre vendimeve të dy këto lloje autoktone janë të regjistruara në regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës qe mirembahet nga Instituti i Kosoves per Mbrojtjen e Natyres.

Vendimi përmban edhe arsyeshmërine për marrjen në mbrojtje të këtyre llojeve si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre. Hartimi i arsyeshmerisë për racën autoktone të Deltarit Ilir është bërë në bashkëpunim me Shoqatën Kinologjike të Kosovës.
Shtuar më 20/01/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori