Ky është polici serb i vrarë në kufirin Kosovë - Serbi
Pëlqej
Polici serb, Stevan Sindelic (30), anëtar i xhandarmërisë, i cili vdiq në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, ishte anëtar i detashmentit mbretëror të xhandarmërisë, ndërsa jetonte në Vrnjackoj Banja.

Sipas mediave serbe, polici është qëlluar nga disa shqiptarë në kokë, duke e plagosur, e më tej ai ka ndërruar jetë.

Po këto mediume bëjnë me dije se "Sindeliç dhe pjesëtarë të tjerë të xhandarmërisë serbe kishin ditë që patrullonin në pyjet pranë kufirit me Kosovën, pasi dyshohej se aty shqiptarët kryenin vjedhje".

Stevan Sindeliç u qëllua në një fshat pranë Merdares dhe menjëherë u transferua me helikopter nga ana e policisë në Beograd, i shoqëruar nga një ekip mjekësor i spitalit të Prokuples, ku dhe nderroi jete. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori