Ky është personi që do të drejtojë Vetëvendosjen në Prishtinë
Pëlqej
Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të QendrësPrishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia.

Në këtë fazë tranzitore drejt zgjedhjeve të brendshme, me votë unanime, Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të Lëvizjes Vetevendosje.

“Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia.

Koordinatori i ri i QendrësPrishtinës do të fillojë punën këtë javë duke ftuar strukturat e QendrësPrishtinës dhe duke afruar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë këto ditë.

Lëvizja Vetëvendosje! i uron suksese z. Vitia në detyrën e re” thuhet në njoftim.
Shtuar më 14/03/2018, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori