Ky është personi i parë që takoi Kurti pasi fitoi zgjedhjet
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, një ditë pas zgjedhjeve dhe shpalljes së fitores ka shkuar në vizitë te ish-deputeti i kësaj partie, Adem Mikullovci.

Këtë vizitë të liderit të partisë e ka publikuar në Facebook faqja e Mikullovcit.

Këtë e ka konfirmuar vet Adem Mikullovci i cili ka publikuar fotografi me Kurtin.

“Në ditën e parë të fitores së madhe në zgjedhje, Kryeministri i ardhshëm i Republikës, zotëri Albin Kurti vizitoi ish deputetin Adem Mikullovci në shtëpi”, ka shkruar Mikullovci.

Shtuar më 07/10/2019, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori