Ky është personi i arrestuari në veri, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanovic (FOTO LAJM)
Të mërkuren në orët e hershme të
mëngjesit është arrestuar zyrtari i lartë i policisë së
Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rade Basara, nga njësia speciale e
Kosovës.
Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovicit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanovicit.
Ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Në këtë aksion policor, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të
Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të
mëngjesit të sotëm.
Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.
Shtuar më 16/10/2019,
ora 09:10