Kërkojnë të ikin në Kanada, refugjatët afganë në Lezhë ngrihen në protestë (VIDEO)

Refugjatët afganë të strehuar në Shëngjin kanë dalë ditën e sotme në protestë.

Ata kërkojnë mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit të tyre në vend, duke prentenduar se 5 organizata të cilat financojnë qëndrimet e tyre në Shqipëri nuk kanë paguar detyrimet e hotelit që prej muajit janar.

Gjithashtu ata kërkojnë largimin nga Shqipëria drejt Kanadasë, si pjesë e premtimeve që u është bërë në momentin që kanë zbarkuar në vendin tonë./albeu.com