Ky është kushti tjetër i të pakënaqurëve në Vetëvendosje
Pëlqej
Grupi i “rebeluar” i Vetëvendosjes, që ndryshe po quhet Grupi i Dardan Molliqajt, jo vetëm që ka kërkesë që Albin Kurti më të mos kandidojë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, por tashmë është mësuar edhe për një kërkesë tjetër.

Burime të “Gazeta Blic”, brenda VV-së bëjnë të ditur se kushti tjetër i grupit të Molliqajt ka të bëjë me pozitën e sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, pozitë kjo shumë e rëndësishme.

Ky grup ka planifikuar që posti i sekretarit organizativ t'i takojë deputetit Dardan Sejdiu post të cilin dikur e kishte Dardan Molliqaj, e tash e mbanë Ismajl Kurteshi.

“Grupi i Molliqajt po pretendon që përpos që ta eliminoj Albin Kirtin, ta marrë edhe postin e dytë më të rëndësishëm në VV atë të sekretarit. Dhe ky post po planifikohet t’i jepet Dardan Sejdiut”, bëjnë të ditur burime të Gazetës Blic.

Ndërkohë kujtojmë se deputeti i VV-së, Liburn Aliu ka thënë se ndarja Kurti- Molliqaj ka një vit që po vazhdon dhe shkak sipas tij po del të jetë metoda organizative në këtë Lëvizje, mirëpo siç ka thënë edhe vet ai nuk e dinë as vet mirë se për çfarë metodash bëhet fjalë.

Sipas Aliut, Molliqaj kishte 4 kërkesa e njëra prej këtyre ishte moskandidimi Kurtit për kryetar të partisë.“Gazeta Blic”, ka arritur që ta zbulojë edhe një kusht tjetër që ka të bëjë më pozitën e sekretarit organizativ.Aliu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Visar Ymeri përfundimisht u rreshtua në krah me Dardan Molliqajn.

“Përfundimisht sot patëm një rreshtim të kryetarit Ymeri”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.“Madje, më i ashpër ishte kryetari Ymeri sot, se sa atë ditë Dardan Molliqaj”, kishte përfunduar ai.
Shtuar më 14/12/2017, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori