Ky është komandanti i UÇK-së që e ka ftuar Gjykata Speciale (FOTO LAJM)

Gjykata Speciale ka nisur punën në terren dhe tashmë ka piketuar njerëzit e parë që do të intervistojë.

Tre muaj pasi Prokurori i Specializuar, amerikani Jack Smith, erdhi në krye të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka rezultate konkrete për aktivizimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar për intervistim të paktën tre pjesëtarë të UÇK-së.

Në mesin e atyre që janë ftuar për intervistim nga Haga është edhe një profil i lartë i UÇK-së, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës – emër i njohur për redaksinë. E sipas indeksonline ky komandant është Rrustem Mustafa ose sic njohet ndryshe Komandant Remi.


Shtuar më 06/12/2018, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori