Ky është kandidati ideal për të dialoguar me Vuçiçin sipas Shpend Ahmetit
Pëlqej
Partia Social Demokrate ka qenë sot nikoqire a partive tjera politike në tryezën që po vazhdon të mbahet që disa herë, ku po diskutohen çështje të ndryshme, përfshi zgjedhjet e reja dhe dialogun me Serbinë.

Presidenti Hashim Thaçi të dielën shkon në Bruksel për ta takuar homogun e tij serb, Aleksander Vuciç. Fazën e re të dialogut edhe më tutje opozita refuzon që Thaçi të kryesojë negociatat me Serbinë.

Sipas Ahmetit, ata si PSD po kërkojnë që bartës i këtij dialogu të jetë Kuvendi i Kosovës.

“Ne po kërkojmë që Kuvendi të jetë bartës i dialogut, nuk mund të kemi bartës të negociatave pa u qartësu mirë në Kuvend, sepse Kuvendi është organi më i lartë ligjvënës. Nuk mund të kalojmë mbi këtë proces veç duke thënë se na ka ftu Mogherini”, tha Ahmeti në konferencën për media pas takimin 2 orësh me përfaqësuesit e partive tjera.

Ahmeti njoftoi se nuk kanë arritur të dakordohen që të dalin me një tekst të përbashkët për platformën e dialogut, megjithatë tha se ditëve në vazhdim do të ketë takime tjera për të parë nëse mund të kenë një tekst të përbashkët për procesin.


Shtuar më 20/06/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori