Sot, e premte në orën 17:00 varroset 32 vjeçari nga komuna e
Deçanit, që dyshohet se humbi jetën nga kontakti me rrymën.
Kryetari i komunës së
Deçanit është shprehur i tronditur ndaj kësaj ngjarjeje tragjike përderisa i ka shprehur
ngushëllime familjes së të ndjerit. “Zoti u dhashtë forcë e ua lehtësoftë
dhimbjen”, ka shkruar Ramosaj
Ngushëllime, për humbjen e Shpejtim Shabanajt ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Shtuar më 09/08/2019,
ora 09:49