Ky është fshati ku nuk ka votuar asnjë qytetar
Në fshatin Banjskë deri më tani nuk ka votuar asnjë qytetar.

Kështu ka thënë Veton Muja nga Demokracia në Veprim (DnV) gjatë një konference për medie ku raportoi edhe për vendet me shumicë serbe ku nuk kanë shprehur interesim për ta kryer obligimin qytetar.

Sipas Veton Mujës nga DnV-ja kjo ka ndodhur pasi banorëve serbë në këtë fshat po u bëhet thirrje që të mos dalin në votime.

“Në përgjithësi në lokalitetet me shumicë serbe, banorëve të komunitetit serb po u bëhet thirrje për të mos dalë për të votuar. Raste të tilla janë raportuar në komunën e Vushtrrisë përkatësisht në fshatrat Grac dhe Banjskë dhe në komunën e Obliqit”, tha Muja.
Shtuar më 19/11/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori