Ky është drejtuesi i ri i Telekomit (FOTO LAJM)

Bordi i Drejtorëve i TelekomitKosovës Sh.A., në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të TelekomitKosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të TelekomitKosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e kryeshefit ekzekutiv është Bedri Istrefi.


Shtuar më 22/02/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori