Ky është dënimi më i lartë që mund ta marrë i dyshuari për vrasjen e Aulonit
Fëllanza Kadiu, ish gjyqtare tani avokate, ka thënë se të miturit që kryejnë vrasje nga mosha 16 deri në 18 vjet mund të dënohen deri me 10 vjet burgim.

“Burgu për të mitur u shqiptohet vetëm atyre prej moshës 16-18 vjeçar”, ka thënë Kadiu në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa të miturit që kryejnë vrasje nën moshën 16 vjeçe mund të dënohen deri në 5 vjet burgim. Këto dënime parashihen në Kodin e Drejtësisë për të mitur.

Ish-gjyqtarja e Apelit dhe tash avokatja, Fëllanza Kadiu ka treguar disa nga motivet që e shtynë një të mitur për të kryer një vepër penale.

“Ato janë raste individuale, secili e ka arsyen e vet por nuk janë të vërteta ato çfarë thonë fëmijët, duke marrë parasysh shkaqet që i kanë shtyrë për të kryer këtë vepër”.
“Nëse një fëmijë jeton në një familje të varfër pa të ardhura të mira financiare por është familje e shëndoshë, ai fëmijë nuk kryen vepra penale. Nëse është rritur në një familje me gjendje të mirë materiale por i ka munguar dashuria është i prirë për të kryer vepra penale sepse atij fëmiu i mungon marrëdhënia prind-fëmijë dhe ai fëmijë ka natyrën e tillë, që diku duhet të shprehet, kjo reflekton edhe në shkollë edhe kudo”.

Kadiu në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar edhe se çfarë masa edukative merren ndaj të miturit që ka kryer një vepër penale të caktuar.

“Ndërmerren masa edukative varësisht prej personit, sepse gjyqtari kërkon nga Qendra për Punë Sociale kërkon raport për personalitetin e të mitur por të vërtetuar se çka e ka shtyrë atë të mirut të kryejë veprën penale”.

Ajo ka thënë poashtu se nga përvoja e saj e ka kuptuar se shumica e të miturve që kryejnë vrasje pendohen, por jo edhe ata që kryejnë vepra penale të tjera.

“Të gjithë pendohen sepse ajo është e momentit por ka vepra penale të grabitjes, vjedhjeve të rënda, atëherë ka persona që vazhdimisht përsërisin të njëjtën vepër”, ka shtuar ajo.
Shtuar më 20/09/2017, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori