Ky është afati i regjistrimit të partive politike për zgjedhjet lokale (FOTO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme miratoi Planin Operacional dhe kalendarin e aktiviteteve kryesore për organizimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Sipas këtij plani fushata për zgjedhjet lokale do të nisë më 21 shtator dhe përfundon më 20 tetor.

Periudha e aplikimit të subjekteve politike fillon më 21 qershor dhe zgjat deri më 22 gusht.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Subjektet Politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Sipas vendimit të KQZ-së, shpenzimet e lejuara për subjektet politike është 0.50 euro për një votues, njofton lajmi.net

Ndërsa në komunat ku numri i votuesve është nën 5 mijë shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.70 euro për një votues. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori