Ky do të jetë shefi i ri i EULEX-it në Kosovë
Shef i ri i EULEX-it në Kosovë është vendosur diplomati italian, Gabriele Meucci.

Ai do ta marrë detyrën e re më datë 15 tetor, duke zëvendësuar shefin e misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë deri më tani, Bernd Borchardtin.

EULEX-i në Kosovë thotë se është për të ndihmuar shtetin në sundimin e ligjit, sidomospolici, dogana dhe në drejtësi.

Misioni i ri është në proces të konfigurimit të saj.

EULEX-i është vendosur në Kosovë që pas pavarësisë më 2008-tën. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014, ora 22:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori