Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton buxhetin prej 62 mln euro
Pas më shumë se një orë diskutim për Propozim buxhetin e vitit 2015, asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës me 42 vota për dhe 5 kundër miratuan sot buxhetin për vitin 2015 dhe Kornizën afatmesme buxhetore për vitin 2015-2017. Në seancën e jashtëzakonshme nuk ishte i pranishëm kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas asamblistëve të pranishëm, buxheti prej rreth 62 milionë eurove nuk përmbushë nevojat e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit.

Nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu thotë se për herë të parë buxheti i propozuar prej 69 milionë eurove, i pa pranuar nga Ministria e Financave me arsyetimin se është përtej Qarkores buxhetore, ka qenë buxhet që është kalkuluar me regjistrimin e popullsisë.

Burimet e financimit për Komunën e Prishtinës janë grandi i përgjithshëm, grandi specifik për arsim, grandi specifik për shëndetësi, si dhe të hyrat vetjake të komunës.

Sipas Kornizës afatmesme buxhetore për vitet 2015-2017, planifikimi i shpenzimeve për tre vitet e ardhshme është i paraqitur në tabelën e mëposhtme, ku mund të vërehet se shumat më të mëdha të buxhetit janë të orientuara në investime kapitale dhe në paga dhe mëditje. Në krahasim me buxhetin e vitit 2014, buxheti për mallra dhe shërbime është reduktuar për vitet në vijim, në mënyrë që të rritet buxheti për subvencione dhe transfere. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2015, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori